Per bashkëshortja e Presidentit
Elizabeta Gjorgievska, pedagoge i brendshme në Fakultetin e Stomatologjisë dhe shefe e Departamentit të Stomatologjisë Parandaluese dhe për Fëmijë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodij”- Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut.
Ajo është magjistre dhe specialiste e stomatologjisë pediatrike dhe parandaluese që nga viti 2002, kurse që nga viti 2006 ajo është doktor shkencash. Ka kryer disa vizita kërkimore në universitetet në Britaninë e Madhe, Belgjikë dhe SHBA dhe ka punuar gjithashtu në disa projekte ndërkombëtare kërkimore.
Ka botuar më shumë se 90 publikime shkencore. Ajo ishte anëtare e komiteteve organizative dhe shkencore në disa simpoziume dhe konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Ajo ka mbajtur ligjërata dhe punëtori në konferencat shkencore në Maqedoninë së Veriut dhe jashtë vendit. Ajo është autore e 2 dhe bashkëautore e 3 monografive. Në periudhën 2010-2014 ajo ishte kryetare e Shoqatës Maqedonase për Stomatologji Parandaluese dhe Fëmijë. Ajo është anëtare e MDA, FDI, IAPD, UKSB dhe profesor vizitor në Universitetin e Kolumbias, Nju Jork, SHBA.