Për Presidentin Stevo Pendarovski

Presidenti Stevo Pendarovski është presidenti i pestë i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Presidenti Stevo Pendarovski lindi më 3 prill 1963 në Shkup. Diplomoi në vitin 1987 në Fakultetin për Shkencat Juridike dhe Politike, në Universitetin “Shën. Kirili dhe Metodij” – Shkup, kurse magjistraturën dhe doktoratën i ka mbrojtur në Institutin për Hulumtime Sociologjike dhe Politike-Juridike në Universitetin “Shën. Kirili dhe Metodij”, Shkup.
11 vitet e kaluara ka qenë profesor në Universitetin “Kolegji Amerikan” Shkup, ku ka ligjëruar lëndët: Siguria ndërkombëtare, Marrëdhënie ndërkombëtare, Hyrja në politikë, Globalizimi, Gjeopolitika, Politika e jashtme e SHBA-së, Politika e jashtme dhe e sigurisë e BE-së dhe Shtetet e vogla në politikën botërore. Në periudhën 1998-2002 ka qenë shef i Drejtorisë për Analitikë dhe Hulumtim në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe zëdhënës i kësaj ministrie.

Nga viti 2001 deri në vitin 2004 është këshilltar për siguri nacionale i Presidentit të Republikës së Maqedonisë. Nga viti 2004 deri në vitin 2005 është kryetar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Nga viti 2005 deri në vitin 2009 ka qenë këshilltar për politikë të jashtme i Presidentit të Republikës së Maqedonisë. Nga viti 2016 deri në vitin 2017 ka qenë deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Nga viti 2017 deri në maj të vitit 2019 ka qenë Koordinator nacional për përgatitjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut për Hyrje në NATO. Më 12 maj 2019, me dhënien e deklaratës solemne në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski e mori edhe zyrtarisht funksionin e Presidentit të shtetit.

Pendarovski është i martuar me Elizabeta Gjorgievskën dhe kanë djalin Ognen.

Dërgo një mesazh

11 + 2 =